OJQ Vizioni sot ka filluar kursin profesional të rrobaqepsisë me gjeneratën e tretë
Organizata jo qeveritare Vizioni për Koopedim dhe Bshkëpunim sot Ka filluar me aftësimin profesional në profilin e rrobaqepsisë me gjeneratën e tretë.
Pas publikimit të konkursit për rrobaqepsisë , ka pasur një numër te madhe te vajzave dhe grave që kanë aplikuar , nga gjithsej 37 sa kanë aplikuar ne i kemi perzgjedhur 10 persona.
Nga viti në vitë po shtohet edhe me shumë interesimi për të qenë pjesë në kursin e aftësimit profesional në rrobaqepsi.
OJQ Vizioni për zhvillim dhe kooperim sot zyrtarisht filloi me aftësimin profesional të gjeneratës se tretë përmes Kursit profesional të rrobaqepsisë projekt i cili është finansuar nga TIKA.
Kursantet vijojne kursin 5 dite në javë, nga e hena – premte , të rregullta për çdo ditë për 6 muaj rreshtë.
Në program janë të përfshira teoria si dhe praktika.
Keto janë disa nga temat bazë të kursit:
- Teknika të zhvillimit të prerjes industriale
- Skicim figure.
- Qepje e modelit.
- Rregullim i difekteve
- Modelim dhe prerje për bebe dhe femijë.
- Modelim dhe qepje bluze.
- Modelim dhe qepje fustani.
- Modelim dhe qepje këmishe.
- Modelim dhe qepje xhakete.
- Modelim dhe qepje palltoje, etj.