Maqedoni

32 të vdekur nga Covid-19 në Maqedoni e Veriut

Në 24 orët e fundit në Maqedoni të Veriut janë regjistruar 32 raste të vdekjes si pasojë e COVID-19.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut në mesin e të vdekurve kishte edhe të 32-vjeçar, ndërsa një numër ishin në të 40-tat e 50-tat.

Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoni janë regjistruar 1210 raste pozitive me koronavirus, nga testimi i 7084 mostrave. Ndërkohë janë shëruar 451 qytetarë.

Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoni të Veriut janë regjistruar 170.412 raste pozitive me koronavirus, ndërsa 5727 kanë përfunduar me fatalitet. Janë shëruar 152.916, ndërsa janë 11.769 raste aktive.