Lajme

31 të shëruar sot nga koronavirusi në Kosovë

Ka shkuar në 232 numri i të shëruarve nga koronavirusi në Kosovë. Të martën janë regjistruar 31 raste të reja shërimi, ndërsa dhjetë raste të reja kanë dalë pozitive nga 250 testime.

Kjo është dita e dytë rresht kur në Kosovë ka më shumë të shëruar se rezultate të reja me infeksion.