Lajme

KFOR-it thotë se po e analizon kërkesën e Serbisë për kthimin e ushtrisë në Kosovë

KFOR-i ka thënë se është duke analizuar kërkesën e Qeverisë së Serbisë për të rikthyer ushtarët serbë në Kosovë.

KFOR-i thotë se do të vazhdojë të ofrojë ambient të sigurt dhe liri të lëvizjes që inkurajon dialog produktiv, duke u dhënë liderëve aftësinë për të krijuar një zgjidhje të qëndrueshme afatgjate.

“Ne jemi aktualisht duke analizuar kërkesën e Qeverisë së Serbisë. Ne do të vazhdojë të ofrojmë një ambient të sigurt dhe liri të lëvizjes, që inkurajon dialog produkt, u jep liderëve aftësi për të krijuar zgjidhje afatgjate të qëndrueshme, për përfitim të gjitha komuniteteve që jeton në Kosovë”, thuhet nga KFOR-i.

KFOR-i ka thënë se përbëhet nga një personel prej 3700 ushtarëve nga 27 shtete, dhe thotë se roli themelor është për të ofruar siguri të qëndrueshme në mbarë Kosovën dhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor.