Maqedoni

24 viktima dhe 990 raste të reja me Kovid-19 në Maqedoninë e Veriut

Nga 2655 teste të kryera në 24 orët e fundit, Ministria e Shëndetësisë maqedonase ka regjistruar 990 raste të reja të të prekurve me Kovid-19. Instituti i Shëndetit Publik ka regjistruar edhe 382 pacientë të shëruar. Betejën me Kovid 19 e kanë humbur 24 pacientë, 7 prej të cilëve janë nga Shkupi, një Shtipi, një nga Prilepi, një nga Tetova, dy nga Manastiri, tre nga Kavadari, një nga Gostivari, tre nga Strumica, një nga Berova, një nga Dellçeva dhe tre pacientë nga Kërçova. Të gjithë pacientët që kanë ndërruar jetë, kanë qenë të shtruar në spital.