24 pacient në gjendje të rëndë nga Presheva të shtrirë në spitalin e Vranjës, Surdulicës dhe Nishit
Pacientë nga komuna e Preshevës të cilët po sherohen nëpër spitale momentalisht janë 24.
Drejtoresha e spitalit të Vranjës dr Ljiljana Antiq për presheva.com ka deklaruar se momentalisht në spitalin e Vranjës janë të shtrirë 15 pacient.
”Sot i kemi 15 pacient nga komuna e Preshevës të cilët janë në gjendje të rëndë” tha dr Anti
”Shumica janë të moshës së shtyer dhe janë në gjendje më të rëndë shëndetsore” ka shtuad ajo.
Në spitalin e Surdulicës momentalisht janë të shtrirë 6 pacient ndërsa në qendrën klinike të Nishit janë 3 pacient.
Situata me Covid-19 në komunën e Preshevës javët e fundit është vështirësuar ndjeshëm.