Lajme

23-vjeçari shqiptar kapet me 50 kilogramë kokainë

Një 23-vjeçar me origjinë shqiptare është arrestuar në Itali pasi është kapur me 50 kilogram kokainë.

Mediat e huaja, bëjnë me dije se kokaina e cila po të hidhej në treg do të kapte vlerën e 35 milionë eurove u gjet e fshehur në një kontejner mes karkalecave të ngrirë që vinin nga Ekuadori.

Mësohet se droga kishte destinacion Toskanën, ndërsa shqiptari që po e transportonte u identifikua si Islam Kurti.

I riu, sipas asaj që u bë e ditur nga hetuesit, kishte hyrë në zonën doganore natën mes të premtes së kaluar dhe të shtunës për të marrë kokainën dhe për t’ua dorëzuar atyre që e kishin porositur nga “narcos-it” e Amerikës së Jugut.

Ai ndodhet në burg në pritje të masës së sigurisë.

Policia ndërhyri në momentin që Kurti mori drogën nga kontejneri dhe ishte bërë gati për t’u nisur me veturë.