Lajme

20 vjet u mbushën sot nga bombardimet e NATO-s mbi forcat serbe. E treta e vërteta: perëndimi ndërhyri ushtarakisht kundër Jugosllavisë së Tretë e cila ishte bërë tërësisht e Milosheviqit

Lideri i SPO dhe nënkryetari i qeverisë së lidhjes SRJ në vitin 1999 Vuk Drashkoviç ka deklaruar se është e padiskutueshme që lufta ne NATO ka mundur të iket nëse do nënshkruhej marrëveshja në Rambuje, shkruan “B92”.

“Nëse Millosheviq do pranonte versionin e parë të marrëveshjes. Shqiptarët do të refuzonin këtë dhe do thyheshin nga perëndimi derisa të pranonin”, ka thënë Drashkoviç.

Pasi Millosheviq refuzoi, ka shtuar Drashkoviç, Madlen Olbrajt arrin e tërbuar në Paris pastaj ne marrim propozim të pafavorshme për ne, po ende të pranueshëm nga bombat dhe humbja e Kosovës.

“Miloshevi thotë ‘jo’, por edhe Hashim Thaçi thotë ‘jo’. Shqiptarët lëshuan pe, sepse atyre bombat nëpër Serbi iu përgjigjeshin dhe nuk donin të ishin pengesë e bombardimeve “, ka thënë Drashkoviç.

Sipas tij, Riçard Hollbruk vjen në Beograd dhe i ofron Millosheviqit garanci të shkruara se Kosova mbetet në Serbi.

“Ai e refuzon dhe Hollbroku e pyet: ‘A e dini çka pason’? Millosheviq gjakftohtë: ‘E di pasojnë bombat e NATO-së’”, tha ai.

Ai thekson se Millosheviq nuk deshi marrëveshjen “vetëm bënte sikur e donte ” për ata në Rambuje dërgoi bisedues pa emër e mbiemër, pa dije e përvojë, ku vetëm Milan Milutinoviq ishte i kualifikuar për bisedime por nuk guxonte të thoshte se pranonte pa miratimin e Millosheviqit.

Në pyetjen nëse do nënshkruhej marrëveshja si do të ishte fati i Kosovës, Drashkoviç tha: “Një është e sigurt, nuk do kishte bombardime të NATO-së. Dhe sot Kosova do kishte diçka më shumë se autonomia, por jo shtet I pavarur”.

Drashkoviç ka thënë se “Nuk kemi ditur se civilët shqiptarë po ekzekutoheshin, ndërsa trupat varroseshin në poligone të ushtrisë, në lumenj dhe liqej”.