Lajme

20 të vdekur dhe 932 raste të reja pozitive sot në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë, ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit, kanë ndërruar jetë 20 persona të infektuar me koronavirus, raporton Gazeta Blic.

Ndërsa, 932 raste të reja me këtë virus janë shënuar, derisa 962 qytetarë kanë gjetur shërimin nga ky virus.

Numri total i rasteve aktive është 26 mijë e 525 persona.

Njoftimi i plotë:

30 Gusht 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Nga 7.384 testime, 932 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 20 raste të vdekjes.
Sot janë shëruar 962 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 114.661.
Në total numri i rasteve aktive është 26.525.