Shqipëri

Covid-19/ Nga 1 shtatori masa të reja për të hyrë në Shqipëri

Të shqetësuar nga rritja e numrit të infektimeve, Komiteti Teknik i Ekspertëve në Shqipëri njoftoi sot masat e reja anti-COVID që do të hyjnë në fuqi nga 1 shtatori.

Masat e reja:

*Nga 1 shtatori ora policore 23:00-06:00.

*Nga 6 shtatori qytetarët që hyjnë në Shqipëri duhet të plotësojnë kushtet e mëposhtme:

–        Pasaportë vaksinimi

–        Test PCR negativ brenda 72 orëve ose test antigjen brenda 48 orëve

–        Vërtetim të kalimit të COVID-19 jo më vonë se brenda 6 muajve

–        Vlen dhe për qytetarët që kalojnë transit

–        Fëmijët deri 6 vjeç përjashtohen nga ky rregull

  • Ndalohet hyrja e personave të tjerë në aeroporte veç pasagjerëve.
  • Në ambientet e mbyllura maska e detyrueshme.
  • Në spitale nuk lejohet të hyjnë familjarët e të pacientëve.
  • Shtetasit shqiptar që kthehen në atdhe duhet të izolohen për 10 ditë dhe të njoftojnë autoritetet për të kryer test pas fundit të karantinës.

Ndërkohë Komiteti Teknik i Ekspertëve ka rekomanduar vendosjen e vaksinës së detyruar për stafet mjekësore, arsimtarët dhe studentët deri më 30 shtator, për ata që nuk e kanë do të kërkohet paraqitje periodike e testit PCR negativ. Përjashtim vetëm ata që kanë dokument mjekësor për mosbërjen e vaksinës, ku duhet edhe miratimi i një specialisti të ISHP.