Kryesore

2 milionshi i Qeverisë së Kosovës për Luginën do të bëhet përmes projekteve, të OJQ-ve, mediave dhe bizneseve

Vizita e fundit e Zëvendëskryeministri të Kosovës, Besnik Bislimi dhe Ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci, veç tjerash sqaroi edhe një të pathënë deri më tash, mënyrën e ndarjes së 2 milion eurove nga Qeveria e Kosovës për Luginën e Preshevës.

Në takimin e fundit Bislimi sqaroi se si do të ndahen 2 milionët e paraparë për Luginën.

Në takimin me përfaqësues të shoqërisë civile, bizneseve dhe mediave Bislimi u shpreh se 2 milion euro të parapara për Luginën e nuk janë buxhete komunale, por mjetet të cilat do të shpërndahen përmes konkursit dhe projekteve.

Sipas Bislimit për mjetet e parapara do të hapet konkurs i dedikuar vetëm për OJQ, shoqatat, mediat dhe bizneset e Luginës, komisioni do të jetë prej 3 anëtarësh dy nga Lugina dhe një i emruar nga vet Zëvendëskryeministri Bislimi, me qëllim që mos të ketë keçmenaxhim të mjeteve, kështu ëhstë shprehur Bislimi në Bujanoc.

Megjithatë LajmiAL ka mësuar se menjëherë kanë filluar intervenimet nga Lugina në kryeministri për caktimin e personave në komision dhe vendosjen e kushteve të konkursit.

Gjithashtu të njetët persona që kanë tentuar të intervenojnë përmes lidhjeve të tyre, kanë provuar që ehde mjetet prej 2 milion euro ti koordinojnë sipas komunave, 1.2 milion Presheva, 700.000 Bujanoci dhe 100.000 Medvegja.

Burimet e sigurta të LajmiAL gjithashtu kanë bërë të ditur se, dy personat e ngarkuar për intervenim kanë shkuar në Prishtinë pas një marrveshje interne të arritur në Luginë mes disa individëve në pozita, të cilët më pas do të jenë edhe përfitues në projekte.

Megjithatë mbetet e pashpjegueshme se si do të jetë e mundur që brenda një afati prej 4 muajsh të hapet konkursi, mbyllet, selektohen perfituesit dhe realizohen projektet deri në përfundim të vitit.

Edhe një pyetje mbetet e pasqaruar, Përse deri më tash nuk ëhstë hapur konkursi? kush e pengoi atë? A pat tentativa për marrjen e gjith buxhetit prej 2 milion eruo vetëm nga një institucion në Luginë? Pyetje këto që një ditë do të duhet të zbardhen./LajmiAL/