Rashica: E vështirë për ta pranuar rezultatin e mbrëmshëm!
Milot Rashica përmes një postimi të tij në Instagram të shoqëruar me foto ku vërehet zhgënjimi i tij, ka thënë se është ende e vështirë për ta pranuar rezultatin e ndeshjes kundër Çekisë ku Kosova humbi 2:1 dhe kështu humbi rastin historik për kualifikime.
Postimi i plotë i tij:
Ende është e vështirë për ta pranuar rezultatin e mbrëmshëm!
Përkundër kësaj, ka qenë një rrugëtim i suksesshëm dhe me mbështetje të jashtëzakonshme nga tifozët tanë dhe gjithë shteti ynë.
Le ta përfundojme në mënyrën më të mirë të mundshme! FALEMINDERIT???