18 dhjetori, data e zgjedhjeve në katër komunat në Veri?
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osman do të takojë gjatë ditës së sotme përfaqësuesit e partive politike për t`u dakorduar për caktimin e datës së zgjedhjeve në katër komunat në Veri të Kosovës, raporton Gazeta Blic.
Një burim i afërt me Presidencën, por edhe me partitë politike i kanë thënë Gazeta Blic se 18 dhjetori do të jetë data që presidentja e Kosovës Vjosa Osmani do të vendosë pas konsultimit me partitë politike.
“18 dhjetori është data kur të gjitha partitë politike mund të pajtohen për mbajtën e zgjedhjeve atje”, ka thënë ky burim
Krejt kjo situatë vjen pasi që serbët e Kosovës që punojnë në institucione kanë dhënë dorëheqje në Veriun e Kosovës, përfshirë këtu katër kryetarët e komunave, policët gjyqtarët, prokurorët, stafi në administratë, doganierët dhe të tjerë, për shkak të vendimit të Qeverisë së Kosovës për çështjen e targave.