11 të vdekur e 478 raste pozitive me COVID-19 në Kosovë
Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, Naser Ramadani, ka njoftuar se në 24 orët e fundit kanë vdekur 11 pacientë si pasojë e COVID-19, ndërkohë që janë shënuar edhe 478 raste të reja pozitive.
Rezultati i ri ka dalë nga testimi i 1530 mostrave.
Rastet e vdekjes, të regjistruara të premten janë nga: Prishtina 2 raste (77, 65 vjeç), Prizreni 2 raste (82,72 vjeç), Ferizaj 1 rast (60 vjeç), Fushë-Kosova 1 rast (70 vjeç), Gjakova 1 rase (80 vjeç), Gjilani 1 rast (72 vjeç), Hani i Elezit 1 rast (76 vjeç), Klina 1 rast (62 vjeç), Suhareka 1 rast (77 vjeç).
Deri tash në Kosovë janë regjistruar 41 mijë e 777 raste pozitive. 1073 prej tyre kanë humbur betejën me COVID-19.
Në 24 orët e fundit janë shëruar edhe 690 pacientë duke e çuar totalin e të shëruarve në 27 mijë e 143. Raste aktive janë 13561.
Rastet pozitive në 24 orët e fundit janë nga Prishtina 205 raste, Mitrovicë 34 raste, Gjilan 29 raste, Podujevë 28 raste, Gjakovë 25 raste, Fushë-Kosovë 23 raste, Suharekë 15 raste, Kamenicë 12 raste, Pejë 12 raste, Ferizaj 11 raste, Lipjan 11 raste, Obiliq 11 raste, Prizren 11 raste, Vushtrri 9 raste, Drenas 7 raste, Viti 7 raste, Skenderaj 6 raste, Deçan 5 raste, Malishevë 5 raste, Klinë 3 raste, Kllokot 2 raste, Rahovec 2 raste dhe me nga 1 rast Dragash, Hani i Elezit, Kaçanik, Ranillug, Shtime.
Ndërkaq drejtori i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar, Valbon Krasniqi, e ka cilësuar situatën shumë të rëndë.
“Siç e dini tash e më shumë se një muaj spitalet janë të mbingarkuara. Janë mbi 1 mijë pacientë të shtrirë. rreth 700 janë duke u trajtuar me oksigjenoterapi. Me gjithë këto ngarkesa punëtorët po arrijnë t’i ofrojnë shërbimet shëndetësore. Ne jemi te angazhuar që asnjë pacient që do ketë nevojë nuk do mbetet pa marrë shërbime”, ka thënë ai.