Shqipëri

11 të vdekur dhe 580 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale bën të ditur se në 24 orët e fundit në Shqipëri janë regjistruar 580 raste të reja, ndërsa 11 pacientë kanë humbur jetën.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 528 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 27.426 që nga fillimi i epidemisë.

Bazuar në raportin e të dhënave mbi pandeminë, MSH-ja thotë se numri i të shtruarve në spitale vijon të jetë i qëndrueshëm. Aktualisht në katër spitalet COVID, po trajtohen 382 pacientë, ku 35 në terapi intensive, kurse 13 prej tyre janë të intubuar.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 12646

Fier 1729

Durrës 1366

Shkodër 1249

Vlorë 1138

Korçë 1080

Elbasan 986

Berat 948

Lezhë 934

Gjirokastër 549

Kukës 477

Dibër 410

Që nga fillimi i pandemisë dhe deri sot janë kryer në total 234.512 teste të dyshuara, ndërsa nga këto, 52.004 qytetarë kanë rezultuar të prekur nga coronavirus.

Në dymbëdhjetë qarqet e vendit numërohen deri tani 1066 të vdekur, kurse më i prekuri ndër to është qarku i Tiranës.

Treguesi tjetër, i cili po shihet me shqetësim nga specialistët e shëndetit janë raste aktive me Covid-19. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në të gjithë vendin numëron 23 512 raste aktive.