Shqipëri

Lleshaj ultimatum Policisë së Shtetit:Ky është afati i fundit për eleminimin e kanabisit në gjithë territorin e vendit

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj gjatë mbledhjes së organizuar nga vetë ai, ka folur gjerë e gjatë rreth masave dhe ecurisë në luftën kundër kultivimit të kanabisit. Në fjalën e tij, Leshaj u dha ultimatum të gjithë zyrtarëve të lartë të policisë datën 15 qershor për eleminimin e kanabisit në gjithë territorin e vendit.

“Çdo bimë që kapet para datës 15 qershor është detyrë e juaja, çdo gjë që kapet pas datës 15 qershor është përgjegjësia juaj.”- u shpreh Lleshaj.
Ndërkaq, ministri Lleshaj u ndal edhe te personat e shpallur në kërkim, ai tha se policia ka për detyrë që kjo listë e personave që i fshihen drejtësisë të shkurtohet.

“Mbetet disa nga sektorët kryesorë dhe prioritete të mëdha që ndikojë në integrimin e vendit. Një nga çështjet e kanabisit që është edhe çështja e mbledhjes së sotme, ka bërë progres. Megjithatë, është shumë e rëndësishme për të gjitha institucionet shtetërore që lufta nuk ka përfunduar.
Vendi ka një listë shumë të gjatë të personave që i shmangen drejtësisë. Ka qindra persona që i shmangen drejtësisë. Përgjegjësia është ulja e kësaj liste. Keni një listë, e cila kërkohet të ulet. Të merremi emër me emër për të gjitha ata që i janë shmangur drejtësisë. “-tha Lleshaj.

Related