LajmeTë fundit

​Komunikatë e PDSH-së: 07 mars 2019

Përmes një komunikate të lëshuar për opinion Alternativa për Mashtrime edhe një herë tentoi që të fshehë pisllëqet dhe idiotizmin e liderit të vet, Shqiprim Arifi i cili ditë më parë tregoi “ndershmëri dhe respekt” për plakun Ramiz Zeneli, duke e larguar nga Zyra e Kryetarit të Komunës me fjalët “ik nga këtu, kjo është zyrja ime” si dhe duke e “nderuar” me fjalët “oh nonën e nonës”.
Nuk duhet lënë pa përmendur se plakun Ramiz Zeneli të gjithë e njohin si plaku që përkujdeset për vendin ku ishte i vendosur lapidari i dëshmorëve të luftës së UÇPMB-së. Ai tri apo katër herë në javë, për gjashtë vite me radhë, udhëton me bicikletë nga vendi i tij i lindjes fshati Leran për të ardhur në Preshevë, për t’u përkujdesur për vendin ku ka qenë i vendosur lapidari.

Këtë ngjarje, të pazakontë deri më tani për qytetarët tanë, e që nuk është e vetmja, për opinionin e gjerë e bëri publike TV Aldi, në të cilën akter kryesor ishte vetë plaku i nderuar baca Ramiz, i cili para syrit të kamerës deklaroi aktet rrënqethëse ndaj tij nga ana e të paedukuarit, injorantit, shpifësit, përçarësit,…  

Duke shfrytëzuar këtë intervistë të atdhetarit Ramiz Zeneli, dhënë TV Aldit, duke tentuar që të njollosin pa fije turpi bacën Ramiz, se gjoja është inspiruar dhe paguar nga Partia Demokratike Shqiptare (saqë publikuan edhe foton ku baca Ramiz ishte në lokalet e Partisë sonë), Alternativa për Mashtrime në komunikatën e tyre për opinion, por jo vetëm kësaj here, kanë shpifur të pavërteta edhe më të pabaza duke theksuar “… i kamufluar si “media” Isuf Memeti ka treguar edhe njëherë nivelin e tij të cekët moral duke inskenuar shpifje të porositura nga organet e moçalit zhytës – shiko foton më poshtë”, ndërsa në foto të cilën e kanë paraqitur shihet Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Dr.Sci. Ragmi Mustafa i shoqëruar nga këshilltari komunal Ylber Veliu dhe pronari i TV Aldit, Isuf Mehmeti.

Nisur nga kjo, ia bëjmë me dije Alternativës për Mashtrime, se Kryetari jonë gjithmonë ka qenë dhe mbetet i afërt me të gjithë qytetarët e Komunës sonë e bile edhe më gjerë, i dashur dhe komunikativ me të gjithë, sepse është i aftë të bisedoj me gjithkë dhe për çkado, dëgjon hallet e qytetarëve, mundohet tu ndihmoj atyre. Edhe në periudhën kur ishte Kryetar komune dhe Kuvendi ishte i tillë, i hapur për të gjithë, i gatshëm që tu dal në ndihmë qytetarëve sa herë që ata kishin nevojë.

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Dr.Sc. Ragmi Mustafa për 12 vjet rresht sa ishte në krye të Komunës, asnjëherë nuk kishte larguar dikë nga Zyra, sepse e dinte se ajo Zyrë ishte e qytetarëve e jo e tij, asnjëherë nuk kishte fyer dikë, sepse kjo nuk ishte në natyrën e tij dhe e dinte se kjo është gjëja më e ligë për një njeri të thjeshtë e lëre më për një drejtues komune.

Moçali zhytës, Zyra për mbjellje të urrejtjes, vëllavrasjes, përçarjes, shpifjeve,… është në pronësinë tuaj, në zyret tuaja. Aty ku APM bënë të gjitha planet që dëmtojnë dhe shkatërrojnë popullatën shqiptare të Komunës së Preshevës, aty ku gjithçka bëhet për interesa të dikujt tjetër e jo të qytetarëve tanë.

Më tej në komunikatën e APM-së thuhet se “… inkuadrimi i tij tani në rrjetin zhytës të Ragmi Mustafës,…” duke nxjerr në shesh atë thënien popullore “mos e vet se t’kallxon vet”. 

Se APM është me të vërtetë rrjeti zhytës i të gjitha të këqiave të cilat po ndodhin në Komunën tonë, por jo vetëm në te, dhe me qytetarët tanë, flasin shumë argumente, ndër të cilat: shkatrrimi i pamëshirshëm i RTV Presheva, tentimi për përuljen e shkarrimin e RTV Aldi me të njejtit skenar, dhënia e tenderëve pa asnjë kriter ligjor kompanive nga jashtë Presheva, financim joligjor i “mediave” pa asnjë kriter, ndarje pa kriter e të gjitha subvencioneve, dhënia e pllakave dhe shtyllave të betonit për vota pa asnjë kriter, blerja industrial e votes së qytetarit , keqmenaxhim i institucioneve komunale ku paraja e qytetarit nëpërkëmbet dhe keqpërdoret pa asnji kriter, pastrami i bores në shuma rënqethëse gjer 250 000 euro për fundvitin e vitit të kaluar dhe këtij në fillim, shpenzime të paparashikueshme për udhëtime, ushqime, fjetje, mëditje, e shumë e shumë të tjera, në udhëtime zyrtare, nga ana e personave të pushtetit,… 

Megjithate, PDSH në këtë ditë feste të madhe të shqiptarëve kudo ku janë, ditën e mësuesit, përfiton nga rasti duke përcjell urimet më të mira gjith mësuesëve shqipëtar, me porosinë: Vetëm dritë e dijes e edukimit çon përpara shqiptarët drejt perspektivës kombëtare dhe Euro-Atlantike! Gëzuar mësues e mësuese shqipëtar kudo që jetoni e veproni ndër troje autoktone. 
SEKTORI PËR INFORMIM DHE KOMUNIKIM ME PUBLIKUN

I PARTISË DEMOKRATIKE SHQIPTARE – PRESHEVË
Në Preshevë, më 07.03.2019