Zyrtare: Vjosa Osmani do të jetë kandidate për kryeministre të Kosovës
Kreu i LDK-së, Isa Mustafa, ka treguar se kandidate për kryeministre e kësaj partie në zgjedhjet e ardhshme do të jetë Vjosa Osmani. Ndërsa Lutfi Haziri do të jetë bartës i fushatës, siç ka thënë ai të fitores.
“Arritëm marrëveshje me konsensus të plotë. Për kandidat e kemi pas z.Lutfi Haziri dhe zonja Vjosa Osmani. Edhe mbi bazën e vullnetit, edhe propozimit të z.Haziri, jemi përcaktuar për zonjën Vjosa Osmani. z.Lutfi Haziri do të ketë rol kyç në politikat e LDK-së dhe organizimin e fushatës. Ia kam deleguar kompetencat e mia gjatë fushatë”, ka thënë ai.