Të fundit

Zyrtare: Partitë shqiptare në Luginë me 2 lista për zgjedhjet parlamentare në Serbi

Dështon unifikimi i subjekteve politike shqiptarë për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare që do të mbahen me 3 prill në Serbi.

Ndonëse pati dy takime paraprake të thirrura nga dy subjektet shqiptare, fillimisht nga APN-ja dhe pastaj nga PVD-ja, në përpjekje për unfikimin e partive me një list të përbashkët ashtu siç u bashkuan në zgjedhjet e vitit 2020, kjo gjë nuk ndodhi në këto zgjedhje, dhe si rjedhojë u krijuan 2 lista.

Lista e parë është mes PVD-së, PD-së e LPd-së ndërsa sot u zyrtarizua edhe lista e dytë në mes APN-së dhe LR-së, trasnmeton Ministria e Lajmeve.

Listës së parë të emëruar “ Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës” do ti prijë kryetari i PVD-së Shaip Kamberi, ish deputet i legjislacionit të fundit në parlamentin serb, ndërsa kandidati i listës së dytë që u zyrtarizua sot ende nuk është venodosur zyrtarisht se kush do ti prijë.