Zvicra shqyrton masa më të ashpra për udhëtarët që vijnë nga Serbia
Infeksionet me koronavirus në Zvicër janë rritur përsëri që nga kjo javë. Sot, kur ishin numëruar 58 raste të reja infeksionesh, ishte dita e katërt me radhë me trend të rritjes. Sipas Zyrës Federale të Shëndetit Publik (BAG), shtimi i ditëve të fundit përfshin edhe rastet e “importuara” nga jashtë, veçanërisht ato nga Serbia, shkruan srf.ch.
Sipas BAG, shtatë të ardhur nga Serbia janë testuar pozitive për virusin gjatë dy ditëve të fundit. Bëhet fjalë për dy ditë gjatë të cilave në gjithë Zvicrën ishin raportuar rreth njëqind infeksione të reja, transmeton albinfo.ch.
Autoritetet zvicerane tani po mendojnë nëse emigrantët nga Serbia duhet të kontrollohen posaçërisht kur kalojnë kufirin, për shembull, duke u matur temperaturën. Ambasadori serb shpreson që kjo nuk do të jetë e nevojshme. “Unë mendoj se puna do të mbetet në nivel të shqyrtimit. Në qoftë se numrat e infeksioneve nuk rriten”.
Është e drejtë sovrane e autoriteteve zvicerane të marrin masat që i konsiderojnë më të mirat për mbrojtje. Dhe anasjelltas, shkruan më tutje srf.ch, transmeton albinfo.ch. Në fillim të pandemisë, në muajin mars, Zvicra ka qenë një nga vendet e para, shtetasve të së cilave qeveria serbe ua kishte ndaluar hyrjen në vendin e saj.