Bota

Zvicra i shtrëngon masat kundër koronavirusit

Zvicra e ka tejkaluar Belgjikën sa u përket rasteve me koronavirus dhe është shumë pranë që ta tejkalojë edhe Republikën Çeke.

Infeksionet janë trefish më të larta në Zvicër sesa në shtetet tjera duke përfshirë Suedinë dhe Austrinë. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, një normë pozitive e infeksoneve mbi 5 përqind sinjalizon se virusi është jashtë kontrollit.

Grupi i ekspertëve shkencorë e këshilloi qeverinë zvicerane për pandeminë dhe ka qenë duke e dhënë zilen e alarmit për një kohë të gjatë. Spitalet parashikohet të mbushen sa i përket kapacitetit në repartin e kujdesit intensiv deri më 13 nëntor, duke e rënduar situatën edhe me shumë për personelin mjekësor.

Në kohë normale, njerëz me famë politike, të tillë si ish-kryeministri italian, Silvio Berlusconi, udhëtojnë në Zvicër për t’u mjekuar në spitalet e klasit të parë shëndetësor. Tani, Franca po ofron që të marrë pacientë zviceranë me COVID-19 për t’i trajtuar dhe për t’u dhënë spitaleve zvicerane hapësirë ​​për të marrë frymë.

Pas valës së parë, Zvicra i lehtësoi masat kundër COVID-19 më shpejt dhe më shumë sesa vendet e tjera evropiane dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Baret dhe klubet edhe një herë i hapën dyert e tyre. Nuk kishte asnjë detyrim për të mbajtur maska ​​brenda. Agjencia zvicerane e promovimit të turizmit e rinisi fushatën e saj në televizionet franceze. Zviceranët e kaluan fillimin e vjeshtës duke jetuar sikur asgjë të mos ndodhte.

Por çështja më e madhe është se marrja e masave kufizuese nuk përputhet me filozofinë e qeverisë së vogël të Zvicrës, shkruan ForeignPolicy, transmeton Express.