Lajme

Zvicra fut në listën e karantinës edhe Kosovën

Në mesin e shteteve që janë shtuar në „listën e zezë“ nga Zyra Federale e Shëndetit Publik në Zvicër (BAG), është edhe Kosova, shkruan albinfo.at

Përveç kësaj, pjesë e kësaj liste janë edhe shumica e landeve austriake. Në riformulimin e ri të listës, në karantinë do të hynë, landet: Burgenland, Austria e Epërme dhe Vjena, ndërsa landet: Salzburg, Kärnten, Steiermark dhe Austria e Poshtme vazhdojnë të mbesin në listë, shkruan orf.at.

Këto janë shtetet e reja, banorët e të cilëve për të hyrë në Zvicër nga 22 marsi duhet të karantinohen:

Kushdo që hyn në Zvicër nga vendet e vendosura në listë, duhet të ketë një test negativ PCR që nuk është më i vjetër se tre ditë dhe më pas t’i nënshtrohet në karantinë për dhjetë ditë. Karantina mund të përfundojë nga dita e shtatë, nëse rezultati i testit të shpejtë antigen ose testi PCR është negativ.