Zvicra dërgon në Shqipëri një ekip ekspertësh humanitar!
Agjencia Zvicerane për Zhvillim (DEZA) dërgon një ekip nga Njësia Zvicerane e Ndihmës Humanitare (SKH) në zonën e prekur nga tërmeti në Shqipëri. Kjo është një përgjigje ndaj kërkesës zyrtare për ndihmë nga qeveria shqiptare.
Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (DEZA) dërgon një ekip ekspertësh të përbërë nga 15 specialistë të Njësisë Zvicerane të Ndihmës Humanitare (SKH) të cilët do të mbështesin ekipet shqiptare të shpëtimit në kërkimin dhe shpëtimin e personave, duke kontrolluar ndërtesat në fjalë për analizën e tyre strukturore dhe vlerësimet e nevojave humanitare.
Ekipi gjithashtu do të përgatisë ndihmë të mëtejshme dhe do të fillojë masa konkrete emergjente!