Zvicër/ Vetizolim për 42 shtete, disa nga shtetet Ballkanike mbeten në “vendet me rrezik”
Deri më tani kanë qenë 29 shtete. Bosnja, Mali i Zi dhe Meksika janë vende të reja. Suedia dhe Bjellorusia, nga ana tjetër, nuk konsiderohen më një zonë rreziku, shkruajnë mediat zvicerane.
Lista e azhurnuar e kërkesave për karantinë vlen nga e enjtja, siç njoftoi Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG) në faqen e saj të internetit. Sipas Sekretariatit Shtetëror për Migracionin (SEM), situata epidemiologjike është përkeqësuar në këto vende.
Kosova ende ndodhet në listën e “vendeve me rrezik” dhe personat që kthehen në Zvicër duhet të vetizolohen për dhjetë ditë, përcjell tutje albinfo.ch.