Lajme

Në Serbi kolaps me pasaporta dhe letërnjoftime, MUP-i jep deklaratë

Aplikimi për lëshimin e dokumentit bëhet përmes portalit e-Uprava, por shumë po përpiqen të përshpejtojnë procesin, duke ardhur personalisht pa caktuar termin. Një nga qytetarët e Novi Sadit, i cili thotë se duhet të udhëtojë urgjentisht jashtë shtetit, ka disa ditë që po përpiqet të marrë një pasaportë, por këtë mëngjes nuk ishte radha e tij.

“Unë kam qenë këtu që nga ora 4 e mëngjesit. Kishte dhjetë vetë para meje, çfarë të të them, jam pak i nervozuar,” i tha ai për mediat serbe, duke shtuar se theksi ishte në aplikimet në internet, por se ishin të rezervuara të gjitha afatet për lëshimin e dokumenteve, ka pritje deri në një muaj.

Në ndërkohë, Ministria e Brendshme njoftoi në një deklaratë për media se në gjysmën e parë të këtij muaji, krahasuar me të njëjtën periudhë në vitin 2019, para shpërthimit të pandemisë së koronavirusit, numri i kërkesave për dokumente personale, pasaporta dhe kartat e identitetit u rritën me 40 përqind.

“Që nga fillimi i muajit, të gjitha administratat policore dhe stacionet në Serbi kanë paraqitur mesatarisht rreth 10,000 kërkesa në ditë, dhe përveç kësaj, rreth 8,500 qytetarë vijnë në stacionin e policisë çdo ditë për të marrë dokumente personale, pasaporta dhe letërnjoftime “, tha Ministria e Brendshme, përcjell presheva.com. Një numër rekord i dokumenteve personale, 9,139 pasaporta dhe 3,164 karta identiteti u lëshuan vetëm të hënën.”

“Në mënyrë që të përmirësohet puna dhe të përshpejtohet procesi, dhe kështu të mundësohet që qytetarët të kenë qasje në dokumentet personale në mënyrë më efikase, numri i sporteleve është rritur nga 390 në 480, dhe orari i punës është zgjatur në stacionet më të ngarkuara të policisë,” Tha Ministria e Brendshme.

Vihet re gjithashtu se për shkak të situatës epidemiologjike, një numër i madh i qytetarëve nuk rinovuan ose zëvendësuan dokumentet e tyre personale në kohën e duhur, prandaj numri i kërkesave është rritur ndjeshëm këtë vit.

“Ministria e Brendshme ka ndërmarrë të gjitha masat për t’iu përgjigjur në mënyrë efektive kërkesave të shtuara të qytetarëve dhe i bën thirrje që të kontrollojnë vlefshmërinë e dokumenteve të tyre të udhëtimit dhe dokumenteve personale në kohë dhe të paraqesin me kohë kërkesë për lëshimin e të reja, pa pritur për minutën e fundit. “”, thuhet në deklaratë.