Zv.kryetari i komunës Aliu sot u takua me zonjën Mimi Kodheli
Sot në Tiranë, zëvendës keyetari i komunës së Preshevës u takua me kryetaren e komisionit për politika të jashtme, zonjën Mimi Kodheli.
Postimi i plotë i Armend Aliut :
Takim shumë i ngrohtë dhe me një mikëpritje të përzemërt. Vazhdojmë të insistojmë në intensifikimin e koordinimit të veprimeve me qeverinë e Republikës së Shqipërisë.
E falenderova zonjën Kodheli për vëmendjen e shtetit shqiptar ndaj institucioneve shqiptare në Luginë të Preshevës.
U dakorduam që hapi i radhës është involvimi në realizimin e projekteve konkrete komunale në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.
Pritet që zonja e nderuar në një afat kohor të shkurtër të vizitojë Luginën e Preshevës.