Kryesore

Zv.kryeministri dhe ministrja e Kurtit, nuk do t’i takojnë kryetarin dhe kryekuvendarin e Preshevës 

Ashtu siç ju kemi njoftuar që zëvendës kryeministri i Kosovës Besnik Bislimi dhe Ministrja e arsimit Arbërie Nagavci, nesër do të jenë në vizitë zyrtare në Luginën e Preshevës, shkruan Ministria e Lajmeve.

Tani më është bërë e ditur agjenda e Bislimit dhe Nagavcit në Luginë. Ata do të zhvillojnë takime me deputetin Shaip Kamberi, kryetarin e komunës së Bujanocit, Nagip Arifin, kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafin, si dhe Kryetarin e Kuvendit të Bujanocit, Enver Ramadanin.

Mirëpo, në agjendë nuk është paraparë asnjë takim me kryetarin e Preshevës Shqiprim Arifin dhe kryekuvendarin e Preshevës, Sami Salihun

Ende nuk dihen arsyet e këtij mostakimi, por nga ajo që dihet deri më tani mund të jetë ajo e krisjes së raporteve gjatë periudhës së kaluar kur Arifi dhe Salihu kishin ndërtuar koalicionin e ri për ta rrëzuar nga pushteti kryetaren e Preshevës Ardita Sinanin.

Pra siç duket krisja e madhe ka ndhodhur gjatë periudhës së zgjedhjeve parlamentare në Serbi, ku Arifi dhe Salihu nuk iu patën përgjigjur ftesës së Qeverisë së Kosovës, rrespektivisht këyeministrit Kurti, për një takim të përbashket me te gjitha subjektet politike shqiptare që veprojnë në Luginën e Preshevës.