Kryesore

Zv.drejtori i Shtëpisë shëndetit dr.spec Astrit Berisha, flet për gjendjen e fundit rreth Covid-19 në Preshevë

Redaksia e Ministria e Lajmeve sot ka realizuar një intervistë eksluzive me zv.drejtorin e Shtëpisë së Shëndetit “Presheva” dr.spec Astrit Berishën, në lidhje me situatën epidemiologjike të shkaktuar nga Kovid-19 në komunën e Preshevës.

Intervista e plotë :

Redaksia : Cila është gjendja momentale në Preshevë me situatën e pandemisë?

Dr.Berisha : Gjendja epidemiologjike me kovid19 në komunën e Preshevës është me e mirë në krahasim me javet e kaluara, dhe kjo me siguri është rezultat i masave që janë marrë nga Shtabi për mbikqyrjen e situatës me kovid-19

Redaksia : Cilat janë problemet kryesore me të cilat përballet Shtëpia e shëndetit në Preshevë? A keni kapacitete të mjaftueshme për t’i bërë ballë këtij virusi, i cili po i sfidon edhe shtetet më të zhvilluara në botë?

Dr.Berisha : Shtëpia shëndetit disponon një kuadër të mjaftushëm me mjekë dhe teknik të cilët që nga ditët e para kanë filluar diagnostikimin, mjekimin e pacienteve me kovid pozitiv. Percjelljen e gjendjes së tyre, por edhe transportin e rasteve më të rënda që kan kerkuar mjekim spitalor e qe nuk kanë qenë dhe raste të pakta në numër.

Redaksia : A e keni përkrahjen e mjaftueshme nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë, cili është disponimi i tyre për t’i dalë në ndihmë Komunës më të varfur në Serbi?

Dr.Berisha : Kemi pasur pak problem me hapësirat ku do të pranoheshin pacientet të dyshuar me kovid-19 por tash dhe kjo gjë është rregulluar, tani ky shërbim punon në hapsirat ku janë kontrolluar nxënësit, në shërbimin e Pediatrisë. Nga ana ministrisë vazhdimisht jemi furnizuar me mjete mbrojtëse për parandalimin e paraqitjes së infeksionit me kovid, me maska. dezinfektus, dorëza, dhe uniforma të veçanta për personelin që punojn me pac me kovid, numri i dorezave ndonjëherë ka qenë i kufizuar por jemi munduar ta menaxhojm situatën, kohën e fundit kemi fituar dhe donacion një kombi të veçant i paisur komplet si dhe rregullimin e nxemjes qëndrore me pelet.

Redaksia : A është paraqitur në qytetin tonë ndonjë rast me llojin e ri të koronavirusit, i cili duket se e ka zanafillën në Britaninë e Madhe.

Dr.Berisha : Për fat të mirë ende nuk kemi ndonjë rast të paraqitur me llojin e ri të koronavirusit që është evidentuar në Europë.

Redaksia : Sa mendoni se kanë qenë të suksesshme masat e ndërrmara nga ana e shtabit të krizave dhe a po rrespektohen ato nga qytetarët tanë?

Dr.Berisha : Masat e ndërmarra nga Shtabi i Krizave ka ndikuar drejtpërdrejt në zvogelimin e numrit të rasteve pozitive, këto masa kanë pasur qëllim zvogëlimin e kontakteve, sa ma pak kontakte aq ma pak do jetë mundësia e bartjes së virusit nga një njeri në tjetrin, mendojme se me këto vendime të ndërmarra është bërë prerja e zingjirit të sëmundjeve infektive.

Redaksia : Mesazhi i juaj për qytetarët e komunës së Preshevës?

Dr.Berisha : mesazhi, edhe pse nr i razteve poz. eshte ne zvogekim. e siper, kjo nuk do thot qe pandemia ka mbaruar, perundrazi masat per parandalim. duhet te vazhdojn edhe me tutje, te rrespektohet distanca me bashkebiseduesin, te bartet maska, si dhe dezinfektimi i duarve. presim te flkoj dhe vaksinimi antikovid dhe shpresojm mbas disa muajve ti kthehemi jetes normale.