Zjarr i madh, bëhet shkrumb e hi objekti i “Comodita Home”
Një zjarr i madh ka përfshirë sot objektin e “Comodita Home” në Gjakovë, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Flakët janë përhapur me shpejtësi, ndërsa tymi i dendur është parë nga zona përreth.
Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa shkaqet e rënies së zjarrit mbeten ende të paqarta.
