Lajme

​SH.SH “FENIKS”  E URON SHKRIMTARIN MEXHID MEHMETI…

Sot për nder të 11-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, nga ekselenca e tij, presidenti i Republikës së Kosovës, z. Hashim Thaçi, shkrimtari i njohur gjithandej trojeve shqiptare Mexhid Mehmeti u nderua me MEDALJEN PRESIDENCIALE TË MERITAVE.
Medalja Presidenciale e Meritave u jepet personave për kontribut në fusha të veçanta, si në: arsim, shkencë, art, kulturë, rini, sport, shëndetësi e shërbim civil.

Kjo medalje që ia ndau kreu u shtetit të Kosovës, shkrimtarit me përmasa kombëtare dhe ndërkombëtare, është vazhdë e dekorimeve të shumta që iu janë bërë shkrimtarit dhe konsiderojmë se kjo medalje e meritave flet shumë për këtë shkrimtar me të cilin krenohet vendlindja, Presheva dhe Lugina e Preshevës, krenohemi edhe ne Shoqata e Shkrimtarëve “Feniks”, për themeltarin dhe kryetarin e nderit të “Feniksit”.

Pra, Lugina e Preshevës identifikohet me këtë figurë kulturore, letrare dhe publicistike. Edhe kjo medalje, ia çelë udhën që ta nderojë ndonjë institucion i Luginës së Preshevës, gjë që edhe do të ndodhë në një të ardhme të afërt.

I dashuri profesor e shkrimtar, në emrin tim personal dhe në emër të miqve krijues të shoqatës së Shkrimtarëve “Feniks” (Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë) të uroj për këtë arritje të madhe dhe të dëshiroj shëndet dhe çmime e mirënjohje të tjera, të cilat t’i kanë ndarë e t’i ndajnë plotësisht me merita. Urime dhe gëzuar…
Bilall Maliqi, kryetar