FutbollSporti

Zhgënjen Shqipëria, barazon me Andorrën

Shqipëria nuk ka mundur të marrë një fitore mbrëmjen e sotme në ndeshjen ndaj andorrës e cila u luajt në stadiumin “Elbasan Arena”.

Me këtë barazim, Andorra ka arritur një rezultat historik, pasi kishte 9 vite që nuk shënonte në transfertë. Skuadra e drejtuar nga Edi Reja shfaqi problem të theksuara në përqendrim dhe në balancat mes reparteve.

Kuqezinjtë kaluan të parët në avantazh me Balajn që në minutën e gjashtë, por kjo nuk mjaftoi për të marrë tri pikët. Golave shqiptarë u është përgjigjur Martinez, i cili shënoi dy gola për Andorrën.

Ekuilibrat në fushë u vunë përsëri pas golit Rei Manaj në minutën e 58-të. Kombëtarja shqiptare tentoi që të shënonte golin e fitores, por pas sukses, duke bërë kështu që mbrëmjen e sotme ndante pikët me Andorrën./