Zgjidhet problemi: Transportuesit nga Lugina Preshevë, nuk të gjobiten nga institucionet kosovare
Përmes një postimi në faqen zyrtare të facebook-ut, kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani njoftoi për zgjidhjen e problemit të transportuesve nga Lugina e Preshevës, të cilët gjobiteshin nga institucionet kosovare.
Në njoftimin e kryetares Sinani, thuhet:
Problemi u zgjidh
Kompanitë transportuese të kamionëve të Luginës së Preshevës nuk do të dënohen tutje në vendkalimet kufitare nga Dogana e Kosovës
Falenderoj institucionet e Republikës së Kosovës, në veçanti Ministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, z.Liburn Aliu , që iu përgjigjen pozitivisht kërkesës sonë për rishqyrtimin e vendimit që kërkonte leje të transportit nga vendet e treta
Kjo zgjidhje dëshmon se bashkëpunimi midis qytetarëve dhe përfaqësuesve të tyre të zgjedhur, në rastin përkatës midis shoferëve që ngritën problemin dhe neve si qeverisje lokale, që pastaj u bashkërenduam me institucionet qendrore, është dinamikë që e bën më të mundshme zgjidhjen e problemeve
Bashkë është më e mundshme. Bashkë është më mirë