Lajme

Zeka: Nëse Grenell më thotë mos flej me gru 3 ditë, unë 3 muj nuk flej”

Ish deputeti Milaim Zeka që ishte së bashku me disa analistë të tjerë në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se Amerikës i kemi shumë borxh dhe duhet ta dëgjojmë çdo herë sa i përket politikës së jashtme.

“Une po them edhe një herë që jo vetëm për taksën të cilën as që e kisha diskutu, e kam thënë edhe më parë me thonë Grenelli mos flej me gru 3 ditë une 3 muaj nuk flej”

Zeka më tej insistoi që pavarësia, integriteti dhe ardhmëria e fëmijëve tanë, e vendit dhe shtetit tim varet ekskluzivisht nga Amerika.

“Tanë jetën i kemi borxh deri sa të vdes, 98% të njohjeve të Rep. së Kosovës i kemi dhuratë prej Amerikanëve”, shtoi ndër të tjera Zeka /MinistriaLajmeve/