Zeka: Kurti e dëmtoi, Rexhep Selimi i vetmi person që po diskutohej të mbrohej në liri
Ish-deputeti Milaim Zeka ka thënë se kreu i LVV-së, Albin Kurti e ka dëmtuar Rexhep Selimin me letrën që ka dërguar në Speciale, raporton Gazeta Express.
Zeka në Facebook ka shkruar se me këtë veprim është dëmtuar i akuzuari, e shtonës veprimet e tilla janë qesharake.
Sipas ish-deputetit, këto nuk kanë asnjë efekt pozitiv e mund të konsiderohen si presion dhe ndërhyrje në punën e Gjykatës.
Ai madje thotë se sipas burimeve të tij, vetëm Rexhep Selimi po diskutohej që të mbrohej në liri./Express/