Zbulohet porosia e ambasadorit Amerikan se çka i tha dr. Rugovës për luftë, në vitin 1991
Adnan Merovci, bashkëpunëtori i ngushtë i ish-Presidentit Ibrahim Rugova, ka rrëfyer një ngjarje të vërtetë për takimin e presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd gjatë viteve të 90-ta.
Ambasadori amerikan, Uoren Cimerman, i kishte thënë gjatë takimit që ka zhvilluar me Rugovës se, nëse populli shqiptar e zgjedhë rrugën e luftës, shumë shpejt do të humb Kosova përkrahjen e perëndimit.
Më poshtë ua sjellim, postimin e plotë të Adnan Merovcit, i cili ka treguar për këtë ngjarje:
Veç fakte! “Unë duhet t’ju them se, nëse populli shqiptar zgjedhë rrugën e luftës, ju shumë shpejt do ta humbni përkrahjen e perëndimit. Ju keni mbështetjen e krejt vendeve të perëndimit, dhe ky është suksesi juaj fillestar”, ishte porosia e z.Uoren CIMERMAN, Ambasador i SHBA-ve në Beograd, gjatë vizitës te Ibrahim RUGOVA, asokohe Kryetar i LDK-së më: 09.09.1991, Prishtinë.