Zbulohet memoriali “Jonuz Musliu”
Në tre vjetorin e vdekjes së atdhetarit Jonuz Musliut, në fshatin Konçul, u shpalos memoriali në varrezat e fshatit të lindjes së tij.
Në ketë eveniment morrën pjesë përfaqësues institucional e politik nga Lugina e Preshevës, veteranë të ish UÇPMB-së dhe shumë bashkëveprimtarë.
Musliu vdiq më 18 janar 2018, në moshën 58-vjeçare. Ishte kryetar i Kuvendit të Komunës së Bujanocit dhe kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar.
I lindur në vitin 1959, Musliu ishte i burgosur politik, ndërsa ka drejtuar Këshillin Politik të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës, Medvegjës e Bujanocit, një formacion i kryengritësve shqiptarë që luftonin për liri në Luginë.
Pas përfundimit të konfliktit, në pranverën e vitit 2001, me ndërhyrjen e komunitetit ndërkombëtarë, Musliu themeloi Lëvizjen e Progresit Demokratik dhe u përfshi në jetën politike në Luginën e Preshevës.