Zbulohet çfarë ndodhi në Porto Palermo mes familjes së miliarderit spanjoll dhe Mihal Kokëdhimës
Ngjarja e 15 gushtit në Porto Palermo, ku Mihal Kokëdhima, pronar i një resorti ndërtuar pa leje në plazh dhe që sot u shemb nga IKMT, sulmoi familjen e miliarderit spanjoll, Eugenio Galdon, ka bërë bujë jo vetëm në Shqipëri, por edhe përtej kufirit.
Sot, Report Tv mëson se gjithçka ka nisur për porosinë që turistët kanë dhënë. Ata kanë porositur 5 peshq, ndërkohë që nga restoranti është këmbëngulur t’i sillen 7 të tillë, duke thënë se ky është numri i peshqve që ata kërkuan. Kamerierët kanë njoftuar edhe Mihal Kokëdhimën, i cili e përgatiste vetë peshkun në kuzhinë. Ai ka dalë me shpejtësi duke i shkuar i irrituar turistëve në tryezën e tyre, së bashku me zgarën me 7 peshq duke ja përplasur në tavolinë. Turistët janë ndjerë të fyer nga ky veprim, dhe pas debateve dhe sulmeve edhe fizike që kanë marrë nga pronari, kanë vendosur të largohen. Por siç edhe video në Report Tv dëshmoi, Kokëdhima i ka ndjekur nga pas duke ju hedhur mbi makinë.
Të shumtë ishin turistët, si shqiptarë, por edhe të huaj, që pas videos u shprehën se të tilla situata i kishin përjetuar edhe vetë ata. Në restorantin e Kokëdhimës të ofrohej çfarë ai dëshironte. Të sillte edhe verë pa e kërkuar, ndërkohë që cmimet ishin të kripura. Por sulmet kanë qenë të shumta edhe ndaj tyre. Një grua që e ka hedhur nga shezloni, dhe të tjerë që i kërcënonte me thikë.