Zv.kryetari dhe anëtari i degës së APN-së në Corroticë aderojnë në PVD
Sot, Kryetarja e Degës dhe kandidatja për Kryetare komune, Ardita Sinani prezantoi ardhjen në PVD të Lutfi Hasanit dhe Kasim Jakupit nga Corrotica. Lutfiu deri dje ishte zëvendës kryetar i nëndegës së APN, kurse Kasimi anëtarë i kryesisë së nëndegës nga viti 2016.
Njoftimi i plotë i znj.Sinani :
Gjatë ditës së djeshme kisha kënaqësinë të pres në takim Lutfi Hasanin dhe Kasim Jakupin nga Corrotica. Lutfiu deri dje ishte zëvendës kryetar i nëndegës së APN, kurse Kasimi anëtarë i kryesisë së nëndegës nga viti 2016.
Të pakënaqur me mashtrimet e kryetarit të APN, Lutfiu dhe Kasumi vendosën të rikthehen në shtëpinë e vjetër, në Partinë për Veprim Demokratik.
Lutfiu dhe Kasumi në takim me mua shprehën keqardhjen e tyre që për më shumë se 4 vite i besuan një projekti që në fillim u paraqit premtues, por në fund doli të jetë mashtrim i madh, prandaj edhe e panë të arsyeshme e të domosdoshme rikthimin në Partinë për Veprim Demokratik, si subjekti më serioz për një udhëheqje të ndershme me komunën e Preshevës.
Lutfiu dhe Kasumi i bëjnë thirrje të gjithë qytetarëve të komunës së Preshevës, që mos t’ju besojnë premtimeve mashtruese me efekt elektoral të Shqiprim Arifit dhe APN.