Zaev: Kemi tre deputetë më tepër se VMRO-ja
Kreu i LSDM-së, Zoran Zaev shpalli fitore të LSDM-së dhe koalicionit “Mundemi” në zgjedhjet e 10 parlamentare në Maqedoninë e Veriut.
“Me një avantazh bindës dhe të qëndrueshëm me mbi tre mandate para VMRO-DPMNE-së, me mundësi për një ose dy mandate m[ tepër, koalicioni “Mundemi” është fitues në këto zgjedhje parlamentare”, tha mes tjerash Zaev.
Zaev i vlerësoi zgjedhjet si evropiane, të sigurta dhe bashkëkohore si dhe falënderoi të gjithë ata që dolën për të votuar.
“Sot fitoi e ardhmja, fitoi përparimi. “Koncepti – një shoqëri për të gjithë i mundi përçarjet,” tha Zaev.