Xiaomi Mi 9 Explorer Edition me 8GB/256GB arrin këtë muaj
Xiaomi Mi 9 në version standard tashmë është njëri nga smartfonët Android më të avancuar dhe versioni i ardhshëm Mi 9 Explorer Edition është për ata që kanë nevojë për më shumë RAM memorie.
Disa përdorues kinez ishin të pakënaqur me faktin se smartfoni i avancuar me 8 GB RAM memorie dhe 256 GB memorie të brendshme nuk ishte në dispozicion dhe duket se ankesat e tyre po dëgjohen, transmeton Koha.net. Drejtori i departamentit të produkteve në Xiaomi, Wang Teng Thomas, është përgjigjur në rrjetin social kinez Wiebo se një Mi 9 Transparent me 8 GB RAM / 256 GB po vjen së shpejti.
Ky model do të jetë i radhitur mes modelit standard Mi 9 dhe top modelit me 12GB/256GB Explorer Edition, shkruan gsmarena.
Përveç RAM memories shtesë dhe kamerës kryesore prej 48 megapikselë me 7P lente, Mi 9 Explorer ka disa specifika të ngjashme me modelin standard Mi 9 duke përfshirë ekranin 6.39-inç Super AMOLED FHD+ me ‘notch’ (prerje), procesor Snapdragon 855 me 8 ose 12 GB RAM. Po ashtu, edhe kamera për ‘selfie’ prej 20 megapikselë është e njëjta si dhe tri kamerat në pjesën e pasme prej 48 + 16 + 12 megapikselë.
Tani për tani raportohet se versioni i ri i Mi 9 Explorer Edition do të prezantohet ka fundi i marsit me çmim prej 475 euro.