Kryesore

Xhelal Memeti, thirrje publike për mobilizim gjithëpërshirës në “luftën” kundër Covid-19

Ish zëvendëskryetari i Komunës së Preshevës dhe ish nënkryetari i degës së PVD-së në Preshevë, Xhelal Memeti, përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në facebook ka apeluar për një mobilizim gjithëpërfshirës për të luftuar krizën e krijuar nga pandemia e Covid19.


Xhelal Memeti në këtë postim përveç tjerash thot se “Presheva gjatë pandemisë së Korona Virusit fatmirsisht deri më tani e ka kaluar pa pasoja në njerëz, por me pasoja të mëdha në ekonomin, ashtu të brishët.”

Ai njëkohësisht me apelin për të u bashkuar dhe mobilizuar sa më shumë, thot se është i gatshëm të kontribojë në mënyrë vullnetare me përvojën e tij.

Ftesën e tij publike, ish zëvendëskryetari i Komunës së Preshevës, Xhelal Memeti, e përfundon duke pyetur “Sa është Komuna e Preshevës e angazhuar në kë të drejtim, dhe cilët jan ato masa që keni nderrmarë !!??”, dhe pas pyetjes duke përsëritur apelin e tij për mobilizim gjithëpërfshirës për të kaluar këtë krizë, duke shprehur gatishmërinë e kontributit të tij vullnetar.

Në vazhdim po ju sjellim postimin e plotë të Xhelal Memetit në facebook:

FTESË publike që të shqyrtohet mundsia e një mobilizimi gjithëpërfshirës për të kaluar sbashku këtë krizë, që mund të jetë me pasoja të paparashikushme , gjithashtu jam i gatshëm Vullnetarisht që të kontriboj me pervojën time.

Presheva gjatë pandemisë së Korona Virusit fatmirsisht deri më tani e ka kaluar pa pasoja në njerëz, por me pasoja të mëdha në ekonomin, ashtu të brishët.

Sot në Preshevë, si çdo kund në Botë po perjetojmë masa izolimi, vet mbrojtje, por cilat jan pasojat e këti izolimi.

Në qytetin e Preshevës deri më tani.?

– Dhjetra biznese ( Firma ) të lëmive të ndryshme, dhe biznese familjare jane afer falimentimit , dhe priten që numri të këtë rritje, si pasoj e kësaj me qindra të punsuar tani më do të jenë pa punë.

-Të mbyllura Kaffiterit dhe Resorantet, qindra puntorë tani më nuk kanë të ardhura mujore.

-Firma SOLIDI, prej fillimit te muajit Mars mbi 70 puntorë janë dërguar në pushim pa pagesë.

-Diaspora në sezonen e prillit nuk kan mundur të vijnë, janë anuluar të gjitha reservimet, darsma, ndërtimet, organizime të ndryshme , Miliona Euro si të hyra në Preshevë tani më nuk do të jenë gjatë muajit prill.

-Qindra puntorë sezonal që kanë organizuar të udhtojnë me punë në Gjermani, Austri, Belgjik, tani më janë anuluar të gjitha udhëtimet.

-Gjeostrategjia e Preshevës në zonën kufitare me Kosovën dhe Maqedoninë, me bllokimin e kufive e ka pamundusuar zhvillimin e bizneseve të vogla që ka shkaktuar papunesi te madhe..

Kush duhet interesuar për kë të gjendje kaotike, si të dilet nga ky kollaps ekonomik një komun si Presheva !!??

-Zyra për zhvillim e Komunës Preshevës,
-Kabineti Kryetarit
-Trupi Koordinues
-Shtabi emergjent ( Krizave )
-Zyra Diaspores ? ( e cila nuk funksionon )
-OJQ ?

Presheva nuk mudet të rimekembet me ndihma në vleren e 2‘000.din apo 3.000 din (Lëmosh).

Sa është Komuna e Preshevës e angazhuar në kë të drejtim, dhe cilët jan ato masa që keni nderrmarë !!??

Ju bëjë FTESË publikisht që të shqyrtohet mundsia e një mobilizimi gjithëpërfshirës për të kaluar sbashku këtë krizë, që mund të jetë me pasoja të paparashikushme , gjithashtu jam i gatshëm Vullnetarisht që të kontriboj me pervojën time.

Xhelal Memeti
Prill 2020