Lajme

Xharra: A ka naj trim a trimneshë në Amerikë që ia bon këto pyetje Hashimit edhe publikisht?

Javën e kaluar kam qu pyetje te Hashim Thaçi, s’kam marrë përgjegje. Pyetjet që i qova para disa orëve po i bëj publike sepse mu s’po më përgjgijet. Andaj, a ka naj trim a trimneshë në Amerikë që ia bon këto pyetje Hashimit edhe publikisht? Kisha dashtë edhe me i dëgju përgjigjet e tij, por edhe me ia pa ftyrën tu u përgjigjë!

Këto janë pyetjet për Hashim Thaçin:
Pse nuk po i bëni transparente krejt çështjet që jeni duke planifikuar t’i negoconi me Vuçiqin në Shtëpinë e Bardhë?

Kemi informatë që po qarkullon një draft-marrëveshje mes Kosovës e Serbisë e cila, mes tjerash, në këmbim për njohjen e Kosovës nga Serbia, do të përfshijë:
Krijimin e Asociacionit të Komunave Serbe i cili e menaxhon shëndetësinë, ekonominë dhe arsimin nga Serbia;
Kisha Ortodokse Serbe me gjitha pronat e saj ne Kosovë të jetë entitet eksterritorial (me pavarësi të ngjashme si të Vatikanit);
Krijimi i edhe një komune të re Serbe në Kosovë (duke i marrë territor Vushtrrisë, Obiliqit, Skenderajit) e cila lidhet me Graçanicë;
Komuna e Leposaviqit t’i takojë Serbisë në demarkimin e ri që do të bëhet mes Kosovës e Serbisë.

3. A jeni të vetëdijshëm që jeni duke nënshkruar marrëveshje që pastaj nuk mund ta zbatoni? Si i komentoni kritikat që ju qëllimisht fotografoheni e reklamoheni për nevoja të sotme duke injoruar obligimet e së nesërmes?

4. Keni thënë që jeni mashtruar kur keni nënshkruar demarkacionin me Mal të Zi dhe formimin e Gjykatës Speciale, nën premtimin që marrim liberalizimin e vizave e kjo nuk ka ndodhë. Cilat janë gjasat që ju prap mund të mashtroheni?

5. A jeni të vetëdijshëm që lufta në Bosne e Hercegovinë ka filluar pasi që është pranuar në OKB dhe që Ukrainës edhepse ka qenë pjesë e OKB-së iu ka rrëmby territori (Krimea) nga Rusia. Pra, a jeni i vetëdijshëm që hyrja në OKB (edhe nëse i pranoni kushtet e lartëcekura) nuk e garanton fundin e luftës së Serbisë ndaj Kosovës dhe që kjo në masë të madhe mund të sjellë deri te një konflikt të ri post-njohje në Kosovë?

6. A është e vërtetë që Gjykata Speciale ju ka intevistuar së paku një herë në Prishtinë e një herë në Vjenë? Si i komentoni kritikat që thonë që kompromiset të cilat po i pranoni në relacion me Serbinë nuk e kanë qëllim përmirësimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, por vetëm të shpëtoni nga akuzat e Gjykatës Speciale?

7. Cilat janë gjasat që edhe t’i nënshkruani këto marrëveshjet e lartëcekura me Serbinë, por edhe të përfundoni në Gjykatë Speciale?

8. Nëse nuk i bëni transparente këto kompromise apo shprehje të interesit për marrëveshje, nëse nuk i bëni transparente temat që po i diskutoni me Serbinë, nëse nuk po i bëni transparente marrëveshjet e nënshkruara për aviacion, hekurudha e autostrada (përkundër faktit që ne kemi dërgu kërkesë për çasje në dokumente zyrtare dhe ligji ju obligon t’i bëni publike), si pritni t’ju besojë populli?

9. Në Rambuje keni negocu me spektër ma të gjanë politik të Kosovës; në Vjenë po ashtu keni negocu me spektër ma të gjanë të politikës së Kosovës. Në të dy këto raste mund të thuhet që rezultati ka qenë pozitiv – NATO e ka bombarduar Serbinë dhe Kosova e ka shpallur pavarësinë. Tani, duke mos u koordinuar me qeverinë e Kosovës, keni mbetur i vetmuar me një ekip të vogël i cili nuk e përfaqëson në mënyrë reale spektrin politik të Kosovës. Si mendoni t’i përmbushni obligimet eventuale të Kosovës, qoftë për njohje të Serbisë qoftë për të shpëtuar nga Gjykata e Hagës?