Teknologji

WhatsApp sjell ndryshimin që e prisnim të gjithë

WhatsApp është një prej aplikacioneve më të përdorur në shkëmbimin e mesazheve.

Disa rregulla kanë ndryshuar në aplikacionin e preferuar të shumë përdoruesve dhe lajmi është bërë publik ditën e sotme.

Tanimë, nuk do të mund të futesh më në një grup chat-i pa dhënë më parë leje. Është në fakt ky është një lloj çlirimi për të gjithë ata që e gjejnë veten të përfshirë në diskutime të përbashkëta, pavarësisht se nuk do ta donin këtë.

Aplikacioni i mesazheve në fakt po punon për një rifreskim që do t`i lejojë përdoruesve të vendosin se kush mund ta shtojë në grupe; të gjithë, asnjë apo vetëm kontaktet. Nëse zgjedh opsionin që askush ët mos ketë mundësinë të të shtojë në një grup bisede, do të marrësh një kërkesë të vlefshme për 72 orë, që mund të refuzosh ose jo.

Kjo risi është në versionin Demo dhe po zhvillohet për të parë rezultatet.