VV: S`kemi ftesë nga Presidenti
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka ftuar kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, për të pranuar dekretin e mandatarit për formimin e qeverisë së re të Kosovës.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka ftuar sot në ora 12:00 liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, për të pranuar dekretin e mandatarit për formimin e qeverisë së re të Kosovës.
Kjo gjë është konfirmuar për lajmi.net edhe nga zyra e Presidencës.
Mirëpo, nga Lëvizja Vetëvendosje nuk janë në dijeni lidhje me ftesën e presidentit Hashim Thaçi për shefin e tyre, Albin Kurti.
Arlind Manxhuka, zëdhënës i Vetëvendosjes, i ka thënë shkurt lajmi.net, se nuk ka informacione nëse ka mbërri festa e presidentit Thaçi apo jo.
“ Ende s’kam diçka zyrtare nëse ka mbërri apo jo”, ka thënë shkurt Manxhuka.
Theksojmë se sot, sekretarja organizative e Lëvizjes Vetëvendosje, Vlora Haxhimehmedi, ka dorëzuar në mënyrë zyrtare emrin e Albin Kurtit për mandatar për kryeministër.