VV: Me 50,28 % qytetarët u deklaruan se regjimi i vjetër duhet të shkojë
Vetëvendosje ka reaguar pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve nga KQZ-ja.
VV-ja përmes një statusi në facebook ka shkruar se me 50,28 % të votave, qytetarët u deklaruan se regjimi i vjetër duhet të shkojë dhe vendit duhet t’i hapet perspektivë e re.
“Qytetarët u përcaktuan qartë në referendumin e 14 shkurtit. Me 50.28% ata u deklaruan se regjimi i vjetër duhet të shkojë dhe vendit duhet t’i hapet perspektivë e re, me zhvillim e pa korrupsion, me mirëqenie e mirëqeverisje. Urime!”, ka shkruar VV.
Sipas rezultateve, Lëvizja Vetëvendosje ka fituar 50.28 për qind të votave, PDK-ja 17 për qind, LDK-ja 12.73 për qind ndërkaq AAK-ja 7.12 për qind. Lista Srpska ka fituar 10 vendet e rezervuara në parlamentin e Kosovës, ndërsa 10 vende u takojnë pakicave jo serbe.
Sipas renditjes së vendeve në parlament, Lëvizja Vetëvendosja ka siguruar 58 deputetë. Partia Demokratike e Kosovës 19 deputetë. Lidhja Demokratike e Kosovës 15 deputetë, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës 8 deputetë. Lista Srpska ka siguruar 10 vendet e rezervuara për ta, ndërsa 10 deputetë janë siguruar nga radhët e pakicave jo serbe.