Lajme

Vuqiç: Nuk ekziston asnjë plan i madh e asnjë marrëveshje për Kosovën

Vuqiç pas rikthimit nga Uashingtoni, ku zhvilloi disa takime me përfaqësues të lartë në Shtëpinë e Bardhë, doli para mediave në Beograd, me ç’rast i njoftoi në lidhje me vizitën e tij në SHBA.

Vuçiq tha se ka qenë i privilegjuar të takoj tre bashkpunëtorët më të afërt të Donald Trampit. Kemi biseduar shumë gjatë, ka qenë një bisedë e hapur dhe shumë e mirë, mendoj se kemi krijuar mundësinë që zëri i Serbisë të dëgjohet. Mendoj se asnjëherë më parë, dikush nga Serbia nuk ka pasur një mundësi më të madhe se sa unë, jam përpjekur për Serbinë duke shfrytëzuar çdo sekond.” theksoi Vuçiq, raporton Ministria e Lajmeve.

Sa i përket çështjes së Kosovës, Presidenti serb Aleksandar Vuqiç tha se nuk ka bisedime thelbësore me Prishtinën derisa nuk hiqen tarifat plotësisht. Ai e porositi Prishtinën se Serbia do të vazhdojë të punojë për tërheqjen e mëtejshme të njohjeve derisa ata të heqin dorë nga përpjekja për t’u anëtarësuar në organizatat ndërkombëtare.

Vuçiq, duke përmbledhur vizitën e tij në Amerikë, tha se ai ishte i kënaqur me bisedimet në Uashington dhe theksoi se “dera e politikës sonë në SHBA nuk është më e mbyllur.”

Ai shtoi poshtu se nikoqirët amerikanë kanë treguar më shumë se vullnet të mirë për të na dëgjuar, raporton Ministria Lajmeve!