Lajme

Vulin pas dorëheqjes nga posti i drejtorit të BIA-s: “Nuk kam dashur ta sakrifikoj Serbinë për veten time”

Unë dhashë dorëheqjen nga posti i drejtorit të Agjencisë së Informacionit të Sigurisë, sepse nuk doja që qëndrimi im në atë detyrë të ishte justifikim për vendosjen e sanksioneve ndaj vendit tonë. Nuk kam dashur ta sakrifikoj Serbinë për hatrin tim – ka thënë sonte në emisionin “Hit Tweet” në TV Pink, drejtori i dorëhequr i BIA-s, Aleksandar Vulin.

Sipas tij, fuqitë perëndimore po ndërhyjnë në punët e brendshme të Serbisë dhe dëshmi për këtë është kërcënimi me sanksione nëse ai nuk jep dorëheqje.

Kërcënimi me sanksione nuk ishte vetëm për shkak të dëshirës së fuqive perëndimore që unë të jap dorëheqjen, por edhe për shkak të rënies së mbështetjes së votuesve për politikat e presidentit Aleksandër Vuçiq. Kjo është bërë me qëllim në periudhën zgjedhore që të mos jetë opsioni i presidentit Vuçiq ai që do të formojë qeverinë dhe nuk do të kenë sukses në atë që kanë synuar të bëjnë – tha Vulin.