Vulin: Nëntë ushtarë të infektur, nuk ka koronavirus tek migrantët
Ministri serb i mbrojtjes Aleksandar Vulin deklaroi se nëntë ushtarët e infektuar janë mirë dhe shpreson në shërimin e shpejtë të tyre. Ai tha se ushtarët ishin infektuar
në Veri të Serbisë përderisa kontrollonin qytetarët gjatë kalimit të kufirit.
“Ne gjithashtu kemi 642 ushtarë në vet-izolim sepse ata ishin në kontakt me të sëmurët, shëndeti i tyre monitorohet”, tha Vulin për televizionin Pink, përcjell Ministria e Lajmeve.
Ai deklaroi se kishte rreth 30 pacientë me simptoma të buta në spitalin e përkohshëm në Hallën e sportit në Beograd. Ai tha se mjekët kinezë ishin jashtëzakonisht të kënaqur me mënyrën se si u organizua spitali i përkohshëm në Beograd për një kohë shumë të shpejtë.
Koronavirusi tek Migrantët
Vulin deklaroi se nuk ka raste të regjistruara me koronavirus tek migrantët të cilët gjenden në 17 kampe për sigurinë e të cilëve kujdeset ushtria.
“Atyre nuk ju lejohet lëvizja përveç me leje të posaçme dhe se shoqërohen vazhdimisht. Për shkak të rrezikut nga koronavirusi, lëvizja e migrantëve kontrollohet rreptësisht për të mks ardhur deri te “përzierja me banorët”-deklaroi Vulin, përcjell Ministria e Lajmeve.