Vulin i fyer pse Serbia nuk u ftua në 80 vjetorin e Luftës së Dytë Botërore: Një milion serbë u vranë
Ministri i Mbrojtjes Aleksandër Vulin tha sot se mos dërgimi i ftesës Serbisë dhe Rusisë në Poloni për të shënuar përvjetorin e shpërthimit të Luftës së Dytë Botërore ishte një fyerje e madhe për viktimat.
Ai tha se kjo është një fyerje për 20 milionë të vdekurit nga Bashkimi Sovjetik, shumica e tyre rusë dhe një milion serbë të vrarë në luftë, njofton Klan Kosova.
“Kjo është politikë e përditshme. Kjo është politika në formën e saj më të keqe, kur ju jeni në gjendje të ndryshoni historinë sepse jeni në marrëdhënie të këqija me dikë”, ka thënë Vulin para gazetarëve, shkruan Tanjug.
“Plotësisht e pakuptueshme se si një vend që pësoi shumë në Luftën e Dytë Botërore, si Polonia, mundet që në atë mënyrë t’i përçmojë sakrificat e të gjitha kombeve të tjera”