Vuçiqit i refuzohet hyrja në Kosovë
Kosova ia ka ndaluar presidentit serb, Aleksandër Vuçiç të futet në territorin e saj pas një kërkese që kishte bërë për një vizitë në zonat ku jetojnë serbët. Kërkesa e Vuçiç drejtuar autoriteteve të Kosovës është bërë me 19 nëntor dhe kërkesën e ka paraqitur për vizitë bashkë me tre bashkëpunëtorë të tij.
Në kërkesë janë paraqitur të shkojnë ish shefi i zyrës për Kosovën, Marko Gjuriç, tashmë ambasadorë në Uashington i Serbisë, shefi i ri Petar Petkoviç dhe ministri aktual i punëve të brendshme Aleksandar Vulin, i cili ofendon shqiptarët në vazhdimësi dhe ishte shkaktar i shkëmbimit të notave të protestave në mes të Serbisë dhe Shqipërisë.
Thuhet se një prej arsyeve të refuzimit ishte zbulimi I varrezës masive me mbetjet mortore të shqiptarëve. Zyrtarisht nuk është bërë e ditur arsyeja e vizitës së tij dhe refuzimin nuk e kanë komentuar në Serbi, e cila ndodhet në tre ditë zie për shkak të vdekjes së patriarkut Irinej, të Kishës Ortodokse Serbe.